No menu items!

Aksident i rëndë në Gostivar, vdesin dy persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave (njëra me targa nga Kosova), në Gostivar.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga viktimat, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton Klankosova.tv.

Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMË” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një Mjet Tërheqës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.