Aksident i rëndë në Sllatinë në magjistralen Prishtinë–Pejë: dy vetura të përfshira, disa të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Sllatinë e Madhe.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë ka persona të lënduar rëndë,shkruan Raporto24

Ekipet mjekësore të autoambulancës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po u japin ndihmën e parë të lënduarve, ndërsa disa prej tyre pritet të dërgohen për trajtim të mëtejmë në spital.
Në vendngjarje kanë arritur edhe njësitë policore, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Raporto24 raporton nga vendi i ngjarjes.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU