Një motoçiklist ka humbur jetën sot në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në të cilin ishin përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Rastin tragjik e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull U.B 46 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/