Rreth orës 14:00, në rrugën e Dubrovnikut në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, nga i cili raportohet për persona të lënduar. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarve.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë të qytetit janë krijuar kolona dhe vështirësi në qarkullim.
Raporto24 ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.