Sot rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve – një veture dhe një traktori.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Raporto24.