Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e paradites në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, ku si pasojë nëntë persona janë lënduar.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, tha ai. /Telegrafi/