No menu items!

Aksion i madh anti-drogë në Kroaci, raportohet për 40 persona të arrestuar

Një aksion i gjerë anti-drogë është duke u zhvilluar në Kroaci, ku janë përfshirë disa dhjetëra persona të lidhur me krime të abuzimit me drogën.

Punonjësit e Policisë nga Zyra Kombëtare e Policisë për Luftën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Departamenti i Policisë Split-Dalmaci, në bashkëpunim me Zyrën për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë nisur operacione policore që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, aksionet janë zhvilluar në disa rajone të ndryshme.

“Veprimet urgjente dëshmuese janë duke u zhvilluar në rajonet e Split-Dalmacisë, Zagrebit, Primorje-Gorski Kotar, Istria, Shibenik-Knin, Zadar dhe Dubrovnik-Neretva dhe në aksione marrin pjesë 250 policë nga disa degë të policisë, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në operacionin që ka përfshirë 250 policë, janë arrestuar deri më tani rreth 40 persona, raportojn mediat kroate atje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.