No menu items!

Aksion i policisë në Ferizaj, sekuestrohen armë dhe municion gjatë kontrollit

Policia e Kosovës në Ferizaj ka nisur procedurat hetimore ndaj dy personave për mbajtje të paautorizuar të armëve, pas një aksioni të zhvilluar më 16 maj nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në këtë qytet.

Gjatë kontrollit të zhvilluar në disa lokale në rrugën “Fan Noli”, në zbatim të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, tek i dyshuari S. S. (42 vjeç) është gjetur një pistoletë me leje pronësie, por pa leje për mbajtje, si dhe 10 fishekë. Armët ndodheshin në automjetin e tij.

Ndërkohë, tek i dyshuari tjetër, E. J. (36 vjeç), janë gjetur një kafkë pistolete, një spirale pistolete dhe 7 fishekë.

Prokurori i shtetit ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municionet janë sekuestruar nga policia./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.