No menu items!

Aksion në Prizren: Arrestohet dilleri i drogës, Policia ia bastis shtëpinë – gjejnë mbi 60 doza me marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren, ku Policia ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Engjëll Berisha”, ku Policia fillimisht ndaloi një të ri, i cili u bë ‘sebep’ që të zbulohej kush është dilleri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të dyshuarin S.K., i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimin për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Me rastin e kontrollit pasi i dyshuari u ndalua, Policia i ka gjetur një sasi të narkotikëve, si dhe një mjet të mprehtë.

Të njëjtat burime thonë se pas arrestimit, njësitë policore kanë kryer edhe bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur disa qese me mbi 60 doza të marihuanës, që janë sekuestruar edhe me provat e tjera.

Pas përfundimit të proceduarve policore, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.