Aksioni i Policisë në Pejë e Istog: Këta janë dy të arrestuarit, sekuestrohet kokainë, armë e mbi 18 mijë euro

Njësisë Kundër Trafikimit me Narkotikë në Policinë Rajonale në Pejë, në vazhdimësi të një rasti që po hetohej muaj më parë që lidhet me shitblerjen e substancave narkotike. Aksioni është zhvilluar në Pejë dhe Istog, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Jeton Kelmendi, i cili ka përfunduar në ndalim policor dhe Lekë Prekaj, i cili do të hetohet në procedurë të rregullt.

Pas kontrollit të dy lokacioneve, zyrtarët policorë të Antidrogës kanë sekuestruar një sasi të drogës, para të gatshme dhe armë e municion.

Në bazë të informacioneve të pra, te i dyshuari Kelmendi është gjetur kokainë, mbi 18 mijë euro, armë e dhjetëra fishekë.

Ndërsa të i dyshuari tjetër Prekaj, pas bastisjes janë gjetur disa pajisje për matjen e narkotikëve, si dhe municion.

Provat që janë gjetur janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore brenda afatit ligjor.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU