No menu items!

Aksioni në Gjakovë: IPK konfirmon se katër zyrtarë policorë janë shoqëruar për intervistim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), tashmë e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit, ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ka zbarkuar në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.

Bastisjet janë zhvilluar me autorizim të lëshuar nga gjykata, në kuadër të një hetimi penal që ka në fokus disa zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në veprat penale:

Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, dheZbulim i fshehtësisë zyrtare.

Gjatë bastisjeve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale, që dyshohet se mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Deri më tani janë intervistuar katër zyrtarë policorë në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve të tyre.

Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë IPK dhe Prokuroria e Gjakovës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera procedurale, për të zbardhur tërësisht rastin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.