Arben Xheladini dhe Mon Balaj, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 18vjet më parë.
Në ceremoninë e varrimit të Mon Balajt në Podujevë, kanë marrë pjesë aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot disa prej të cilëve janë në krye të shtetit, e disa të tjerë janë edhe kundërshtarë të këtij pushteti.
Në mesin e tyre ishte edhe aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjeri Arbnor Dehari, shkruan Raporto24.
Fotoreporteri Blerim Uka, risjellë fotot nga varrimi i Mon Balajt: