Aktori i famshëm italian, Susin Simone, është kapur duke dëgjuar këngën “Obsesion” të artistes nga Kosova, Tayna, gjatë ushtrimeve të tij fizike. Kjo këngë po bëhet virale jo vetëm në Kosovë, por edhe në skenën ndërkombëtare, duke vazhduar suksesin e hitit të mëparshëm të Taynës, “Si Ai”.
“Obsesion” është tashmë një nga këngët më të dëgjuara dhe pëlqyera në platformat digjitale, duke e ngritur Taynan në nivele të reja të famës globale. Fansat e Susin Simone kanë reaguar pozitivisht, duke shprehur kënaqësinë që aktori po promovon muzikën kosovare edhe jashtë kufijve.
Ky moment nënvizon influencën gjithnjë në rritje të muzikës shqiptare në skenën ndërkombëtare të showbizit./Raporto24/