Aktori i njohur, i cili jeton dhe vepron në diasporë, Kreshnik Ibrahimi, ka mbështetur Lahi Brahimaj për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ibrahimi, përmes një postimi në facebook është shprehur se kur ishte një femijë, jetim që askush nuk me njihte, baci Lahi ishte gjithmon afër meje duke më ndihmuar.
“Kur une isha nje femij jetim qe askush nuk me njifte baci Lahi ishte gjithmon afer meje 🥹 duke me ndimuar ne rrugen e jetes time,ne shkoll,ne studime dhe ne karrjeren time.
Mirnjohja asht virtyti me i madh i nje njeriu ne jet,ndaj une te jam mirnjohes gjith jeten per gjithqka qka bere per mua.
Ti ishe dhe do mbetesh gjithmon Baci i familjes tonë,ti i dhe shum atdheut dhe familjes tonë,ndaj une te uroj suksese ne rrugetimin tend si Deputet ne Parlamentin e Kosoves”, ka shkruar Ibrahimi.
Ndërsa iu bëri thirrje të gjithë atyre qe votojnë koalicionit AAK-NISMA, ta votojnë edhe Lahi Ibrahimaj që kandidon me numër 90.