No menu items!

Aktori Xhevdet Jashari befason me deklaratën: Më mirë thuaj jam serb, se sa kosovar

Aktori i njohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, është rikthyer nga Gjermania e po ashtu edhe në aktrim pas pesë vitesh.

Në një intervistë të fundit në “Tëvë 1”, ai ka thënë se fjala Kosovë vjen prej serbëve.

Madje i mllefosur, ish-ylli i “O sa mirë” vazhdon tutje me deklaratën e fortë duke thënë se më mirë të thonë jam serb, se sa kosovar.

Foto: Screenshot/Facebook

“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, u shpreh ai.

“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar. Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar”, shtoi tutje.

Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, vazhdoi mes tjerash Jashari.

Ai tani duhet theksuar se i është bashkuar serialit “Bashkallajk”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.