No menu items!

Aktorja turke me kancer në mushkëri, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Aktorja dhe prezantuesja turke, Billur Kalkavan po vuan prej katër mujash nga kanceri në mushkëri.

Së fundmi, ajo ka treguar si e ka gjendjen e saj shëndetësore, duke thënë se është në procesin e shërimit. Sakaq, Kalkavan falënderoi edhe ata që e mbështetën. Përshëndetje, tani më lejoni t’ju tregoj për ata që po pyesin për shëndetin tim. Jam shumë mirë, po përmirësohem çdo ditë. Rezultatet janë gjithashtu të mira. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, po shërohem. Edhe qime po me dalin nga koka, por i rruaj vetë se nuk janë akoma të bukura. Kështu që unë po e kaloj këtë sëmundje… Kështu që mos u shqetësoni për këtë. Xhirimet e këtij muaji në Billur TV do të vonohen pak. Fatkeqësisht, sepse më duhet të qëndroj edhe pak në spital. Më falni për këtë. Ju dua shumë, vazhdoj të marr energjitë e juaja të bukura. Çdo energji e bukur që dërgoni shëron qelizat e mia. Faleminderit shumë, shumë”, ka deklaruar ajo në rrjetet sociale.Kujtojmë që për publikun shqiptar, aktorja u bë e njohur përmes rolit të Handanit në serialin “Nën hijen e blinajës”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.