Po bëhen gati një vit prej se Dani Alves gjendet në burg.
Futbollisti brazilian akuzohet se ka përdhunuar një grua në një nga diskotekat e Barcelonës, më 30 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan IndeksOnline.
Pas këtyre akuzave, Dani Alves është dorëzuar vetë në polici, dhe po mbahet në burgun ”Brians 2″ në Barcelonë, që nga 20 janari.
Sipas mediave spanjolle, braziliani rrezikon deri në 10 vite burgim, por që avokatët e tij kanë një propozim, ku të dënohet me katër vite burg dhe një dëmshpërblim të konsiderueshëm për viktimën./Raporto24/