No menu items!

Alarmante, mbi 1 mijë persona me oksigjeno- terapi në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se janë gjithësej 1 mijë e 259 pacienta që po trajtohen nga Covid19.

“1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060  me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv”, thuhet në raportin e ShSKUK-së.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 1259 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë.

1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060  me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 139 pacientë

– Spitali i Pejës, 210 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.