No menu items!

​Alarmojnë ekspertët: Fondi i Trustit mbetet i rrezikuar, kërkojnë të merren masa urgjente

Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare dhe kjo ka shkaktuar humbje të konsideruara të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë.

Megjithatë Trusti, ka arritur të rikuperojë një pjesë të investimeve që pësuan humbje deri në muajin korrik, për shkak të krizës në tregjet financiare globale si pasojë e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161.6 milionë euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator.

Përkundër që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi Demi thotë se edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë në tregjet e huaja, rikuperimet do të jenë të vështira.

“Diku tri ditë jemi prapa me raportin, ka qenë më pakë se 100 milionë euro vlera negative për vitin aktual. Aktualisht kjo është gjendja negative për vitin 2022, edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë, rikuperimet do të jenë të vështira, por po ka lëvizje të tilla që janë të thella, herë më shumë e herë më pak…. Për atë periudhë ashtu ka qenë, periudhë e prerë në ato data kanë qenë me atë efekt, por ajo është relative sepse ndryshon”, theksoi ai.

Për sa i përket masave që ka ndërmarrë Trusti, Demi thotë se qytetarët që janë afër pensionimit nuk ndikohen nga rreziqet financiare.

https://indeksonline.net/%e2%80%8balarmojne-ekspertet-fondi-i-trustit-mbetet-i-rrezikuar-kerkojne-te-merren-masa-urgjente/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.