Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të rënda nga Strasburgu, duke deklaruar se është kërcënuar nga persona me prapavijë kriminale, për shkak të angazhimit të saj politik dhe denoncimeve për procesin zgjedhor.
“Jam kërcënuar në mes të ditës nga kriminelë të lidhur me qeverinë. Kjo është Shqipëria e vitit 2025 – një vend ku opozita frikësohet dhe sulmohet,” tha Vokshi në një deklaratë për mediat.
Ajo kërkoi hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, të cilat sipas saj janë karakterizuar nga manipulime, shantazhe dhe presion mbi votuesit dhe kandidatët opozitarë.
“Zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme. Prandaj, i bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë dhe të hetojnë procesin zgjedhor,” – theksoi Vokshi.
Deputetja ndodhet në Strasburg për të raportuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare për ruajtjen e demokracisë dhe lirive politike në vend/Raporto24/