Mbrëmjen e sotme (e enjte) është mbajtur nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Eventi madhështor, i zhvilluar në Kongresin e Pallateve në Tiranë, solli përplot emocione e këngë të bukura përgjatë katër netëve.
Albina dhe familja Kelmendi janë shpallur fitues të Festivalit të 61-të të Radio Televizionit Shqiptar, çmimin e parë nga votat e jurisë e rrëmbeu Elsa Lila, në vend të dytë po ashtu Albina Kelmendi me “Duje” dhe në vend të tretë renditet 2Farm me këngën “Atomike”.
Foto: YouTube
Familja Kelmendi u zgjodhën fitues pas tre netësh konkurrimi mes 26 krijimesh të përzgjedhura për Fest 61.
Të njëjtit pritet ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, që do të mbahet në Liverpool, përkundër se Ukraina fituan Eurovisionin e këtij vitiFoto: Screenshot/YouTube
“Do të ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Albina mes emocionesh.
Kjo ishte hera e parë në të cilën publiku zgjodhi fituesin për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. /Telegrafi/