No menu items!

Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin, kontribuon me dy gola dhe një asistim në fitoren e Rapidit ndaj Clujit

Albion Rrahmani po vazhdon me formën e lartë në Rumani.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu sonte me dy gola dhe një asistim, duke ndihmuar Rapidin e Bukureshtit të regjistrojë fitore ndaj Clujit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Superbet Arena” përfundoi me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së dhjetë.

Rrahmani, i cili edhe sonte ishte titullar dhe i pazëvendësueshëm, ishte autor i dy golave të para (5’, 51’). Golin e parë e shënoi nga një top i kthyer, pasi fillimisht dështoi që shënonte nga penalltia.

23-vjeçari golin e dytë e arriti me një goditje nga brenda zonës.

Goli i tretë dhe i vulosjes së fitores u shënua nga Caludiu Petrila (71’), me një asistim me kokë nga Rrahmani.

Albion Rrahmani tani numëron gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje në elitën e futbollit rumun.

Ndërkaq, golin e vetëm për Clujin e shënoi Ciprian Deac (10’). Te skuadra mysafire titullar ishte Arlind Ajeti, i cili luajti tërë takimin. Ermal Krasniqi hyri si zëvendësues në minutën e 62-të.

Rapidi pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani ngjitet në pozitën e tretë në tabelë. Cluji është i dyti me një pikë më shumë. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.