I dashur Memli,
përzemërisisht të uroj për marrjen e përgjegjësisë dhe zgjedhjen Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në një proces demokratik dhe transparent.
Nevojitet guxim i vecantë për të marrë mbi supe përgjegjësi në kohëra sfiduese dhe për këtë të inkurajoj që të vijosh rrugën e trasuar nga paraardhësit e tu të cilët na mungojnë shumë dhe uroj si dhe kam bindjen që do të rikthehen shpejtë, faqëbardhë dhe krenar.
Dy partitë tona ndajnë vlera të përbashkëta për demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, shtetësinë e Kosovës dhe integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian dhe në NATO.
Tek unë dhe tek BDI do të gjesh partner të sinqertë dhe të përkushtuar për punë të mbara sepse Kosova, thellë në mendjet dhe zemrat tona, është mall, është realizim ëndrrash, është zenit jetësor.
Të uroj shëndet dhe mbarësi në sfidën e re me dëshirat më të sinqerta për sukses në të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe rajonit.
Përmbledhje e privatësisë
Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.