Kandidati për deputet nga LDK, Fadil Aliu, me numër 50, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Llap.
Postimi i plotë i Aliut:
Tërmet elektoral në Llapin e LDK-së!
Llapi dhe llapjanët sonte vulosën Fitoren e LDK-së!
Në Sheshin e Qytetit, të mbushur plot sonte foli Llapi, folën llapjanët!
Folën qartë!
Folën bindshëm!
Folën fuqishëm!
Veç Fitore, asgjë më pak!
Ky është besimi e vullneti qytetar për Ringritjen e madhe të Lidhjes sonë!
