Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka ndarë fjalimin e ushtrueses së detyrës së ambasadores, znj. Prattipati, gjatë festimeve për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve,
“Në shumë vende kam festuar 4 Korrikun, por nuk mund të imagjinoj një vend më të mirë për ta shënuar këtë ditë sesa këtu, me ju, në vendin më pro-amerikan në botë… Faleminderit që festuat me ne sonte. Faleminderit për miqësinë dhe përkushtimin tuaj ndaj partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” – u shpreh Prattipati në fjalimin e saj./Raporto24/