SHBA-ja mirëpret Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës dhe Komandantin e FSK-së në WashingtoDepartamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur javën e kaluar në Washington Ministrin në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, Gjeneral Leitnant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të Konsultimeve Dypalëshe për Mbrojtje.
Qëllimi i këtyre konsultimeve është forcimi i kapaciteteve të Kosovës për të garantuar sigurinë e saj dhe të rajonit. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, zhvillimi i një partneri të fortë në fushën e sigurisë ndihmon në krijimin e stabilitetit, i cili është i domosdoshëm për rritjen ekonomike dhe përparimin që sjell përfitime për të dy vendet./Raporto24/



