No menu items!

Ambasadori Abbott: Sulmuesit e pjestarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pasi protestuesit kanë sulmuar në vazhdimësi pjestarët e KFOR-it, e po ashtu edhe gazetarët të cilët kanë raportuar nga vendi i ngjarjes.

Në një shkrim në Twitter, Abott tha se kjo është e papranueshme dhe se sulmuesit e tillë janë kriminelë.

Abbott ka kërkuar që mënjeherë të ulen tensionet.

“Sulmuesit ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR dhe gazetarëve janë kriminelë dhe kjo gjë është e papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint – duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka thënë ambasadori britanik.

Telegrafi mëson nga terreni se gjatë përleshjes me protestuesit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it italian dhe hungarez./Telegrafi

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.