No menu items!

Ambasadori britanik: Asociacioni do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka folur lidhur me çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte  shumë çështje të rëndësishme.

Sipas ambasadorit britanik asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.

“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves në Kanal 10.

Më tutje ka folur për takimin e tij me serbët në veri të Mitrovicës.Ai ka thënë se duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike, ndërsa ka ndarë përvojën e tij me qytetarët serbë.

“Kam pasur mundësi që të vizitoj disa herë këtë vit veriun e Mitrovicës. Mendoj që është shumë e dobishme që të kuptoj dhe dëgjoj shpresat dhe aspiratat nga vetë njerëzit këtu”, ka thënë Hargreaves.

Hargreaves ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte shumë pozitive./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.