No menu items!

Ambasadori britanik reagon pasi nuk  u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore e jo të interesave politike

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ashpër rreth vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga KQZ-ja të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore, e jo të interesave politike

bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik ka thënë se pret gjithashtu që KQZ-ja dhe të gjitha anëtarët e saj ta marrin në konsideratë kërkesën e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.