Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në festimet zyrtare për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajtura më 4 Korrik.
Në kuadër të këtij organizimi, ambasadori Dugolli ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Dugolli u shpreh krenar për pjesëmarrjen në këtë ditë të veçantë për SHBA-në, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve.
“Krenar që qëndrojmë krah për krah me mikpritësit tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës,” shkroi ambasadori Dugolli./Raporto24/
It was a great pleasure to join the many festivities celebrating the 249th anniversary of U.S. Independence. Proud to stand alongside our gracious hosts in honoring the significance of this special day and in strengthening the enduring bonds between 🇽🇰 and 🇺🇸. pic.twitter.com/0W6OLjI53d
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 5, 2025