No menu items!

Ambasadori gjerman: Procesi i Berlinit, marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, synon thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Ai tha se Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike në mes të dyja shteteve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.

“Jam shumë i gëzuar që shoh kaq shume njerëz këtu. Më pëlqen të flas më shumë për biznes se sa për politike, kjo javë është një shembull se çka po synojmë të mbërrijmë së bashku. Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë. Jam i kënaqur që po shoh që shumë personazhe janë pjesë e këtij forumi”, tha ambasadori Rohde.

Gjithashtu sipas tij, Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira.

“Forumi i dytë do të procedojë më shumë storie të suksesit. Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira, ne mirëkuptojmë bizneset në çdo cep të botës dhe do të punojmë së bashku për t’u rritur së bashku”,shtoi ai./Lajmi.net/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.