No menu items!

Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot gjatë fjalimit në OKB qan për fëmijët në Gaza

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, ka shpërthyer në lot teksa iu drejtua sot Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me luftën në Gaza.

Kjo, veçanërisht për fëmijët që po vuajnë nga uria.

“Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria. Imazhet e nënave që përqafojnë trupat e tyre të palëvizshëm, ua përkëdhelin flokët, u flasin, u kërkojnë falje. Është e padurueshme. Si mund ta bëjë dikush? Më falni, z. President. Kam nipër e mbesa. E di çfarë nënkuptojnë ata për familjet e tyre, dhe të shohësh këtë situatë mbi palestinezët pa pasur zemër për të bërë diçka, është përtej aftësisë së çdo qenieje normale njerëzore për ta toleruar”, tha ai.

Mansour përmendi rastin e Dr. Alaa al-Najjar, një mjeke palestineze që humbi nëntë nga 10 fëmijët e saj pasi mbërritën në spitalin ku punonte, tashmë të vdekur dhe të djegur.

Ai shpërtheu në të qara, duke ndërprerë fjalimin e tij

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.