No menu items!

Anglia i nis me fitore kualifikimet për Euro 2024, mposht Italinë

Anglia ka fituar ndaj Italisë si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për EURO 2024.  

Dy ekipet ishin përballur në finalen e Kampionatit Evropian, ku Italia e kishte fituar eventin.

Anglia e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar së pari me Jude Bellingham në minutën e 12-të.

Pas një minute, Declan Rice ishte i saktë me një goditje nga brenda zone duke kaluar në epërsi prej 1-0.

Anglia vazhdoi me raste, ku Kalvin Phillips ishte afër golit në minutën e 32-të, por nuk shënoi.

Giovanni Di Lorenzo kishte rastin e parë për Italinë në minutën e 41-të, por goditja e tij nuk qëlloi cakun.

Në minutën e 42-të, Anglia fitoi penallti, ku pas shikimit të VAR, u vendos për këtë gjë.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 2-0.


Tre Luanët’ kanë mundur ta mbyllin ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së parë, por Jack Grealish nga afër nuk ishte i saktë.

Në pjesën e dytë Italia u kthye në lojë, duke tentuar të bëjë më shumë para porte të Anglisë.

Italia shënoi për 2-1 me golin e Mateo Retegui, që shënoi pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.

Anglia ka mbetur me një lojtar më pak, kur Luke Shaw u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Deri në fund Italia tentoi të barazojë, por nuk ia arriti të shënojë. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.