Anthony Joshua ka shënuar fitore bindëse ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, duke triumfuar me nokaut teknik (TKO) në raundin e dytë të përballjes së zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.
Momenti kur Joshua e nokauton Prengën në raundin e dytë(Video)
Ish-kampioni i botës dominoi ndeshjen që nga gongu i parë, duke mos i lënë shumë hapësirë Prengës për të reaguar. Pas një serie goditjesh të forta në raundin e dytë, gjyqtari vendosi ta ndërpresë meçin dhe t’ia japë fitoren Joshuas me TKO.
Me këtë sukses, Joshua rikthehet fuqishëm në ring dhe forcon pozitat për sfidat e ardhshme në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa Prenga pëson humbjen në një nga duelet më të rëndësishme të karrierës së tij./Raporto24/





