No menu items!

​Antidroga në dy raste të ndara arreston gjashtë persona

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm policor që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Operacioni është zhvilluar në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, ku pas një plani të mirorganizuar dhe veprimeve taktike në terren, janë ndaluar dy persona që po udhëtonin me një veturë nga drejtimi i Prishtinës në Ferizaj.

Gjatë kontrollit është konstatuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë në disa paketime, mjete të tjera përkatëse dhe para të gatshme në valuta të ndryshme.

Bazuar në veprimet e mëtejme hetimore dhe dyshimet e ngritura, është kryer edhe kontroll në një lokacion banimi në Prishtinë, ku janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë substancë të dyshuar narkotike në sasi të konsiderueshme, pajisje për matje, material ambalazhues dhe para të gatshme.

Në total janë sekuestruar rreth 1.659.80 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete, dy telefona mobilë, pajisje për ndarjen e lëndës narkotike, dhe një shumë prej 6.265 euro para të gatshme.

Të gjitha provat janë dokumentuar nga njësitë relevante të forenzikës. Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.

Në rastin e dytë, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Gjakovë, në bashkëpunim me DHTN-Prishtinë, ka arrestuar sot katër personave në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren.

Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.

Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gram kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren. Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet.

Hetimet janë duke vazhduar në bashkërendim me organet e drejtësisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.