U anuluan dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, të parapara të mbaheshin më 2 dhe 9 korrik. Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik, raporton Ekonomia Online.
“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi ndërkohë për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.