No menu items!

Anulohet konferenca e Trëndafilovës, përfundon protesta e veteranëve

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar të shpërndahen pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova e ka anuluar konferencën e paralajmëruar.

Lajmin për shtyerjen e konferencës së Trëndafilovës e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, e cila u tha gazetarëve se konferenca nuk do të mbahet sot, por nuk dha ndonjë afat se kur do të organizohet ajo në të ardhmen.

Shtyrja vjen në rrethana të tensionuara, pasi veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot pranë vendit ku pritej të mbahej konferenca, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale./Raporto24/.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.