No menu items!

Apple në telashe pas tarifave të Trump: Çmimi i iPhone mund të arrijë deri në 2,300 dollarë

Njoftimi i tarifave të reja nga presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar po shkakton shqetësim serioz në selinë e Apple në Cupertino, Kaliforni. Gjiganti teknologjik, që është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike të konsumit, përballet me sfida të mëdha për shkak të varësisë nga Azia për prodhimin e iPhone, Mac, AirPods dhe iPad, shkruan Gazeta Sinjali.

Produktet e Apple janë të dizajnuara në Kaliforni, por montohen kryesisht në Kinë – një vend që aktualisht është goditur më së shumti nga lufta tregtare e nisur nga Trump.

Sipas vlerësimeve të Evercore ISI, “80% e kapacitetit të prodhimit të iPhone është në Kinë dhe 90% e iPhone-ve janë montuar në atë vend.” Kjo e vendos Apple në një pozitë të vështirë, pasi tarifat e reja mund të arrijnë deri në 54% për produktet e importuara nga Kina.

Ekspertët paralajmërojnë se kostoja për konsumatorët mund të rritet ndjeshëm.

“Në një analizë thuhet se çmimi i një iPhone të ri në SHBA mund të hidhet në 2300 dollarë për shkak të tarifave të reja”, ka transmetuar CNBC.

Po ashtu, vetëm kostoja e prodhimit të iPhone 16 ka pësuar rritje.

Çmimi i prodhimit të vetë iPhone 16 u rrit, versioni 256 GB do të shkonte nga 550 në të paktën dollarë amerikanë, sipas analizave të ekspertëve.”

Tarifat e vendosura nga administrata Trump mund të ndikojnë direkt në çmimin final që do të paguajnë klientët amerikanë.

“Tarifat e Trump mund të rrisin çmimet e iPhone me 44% – pra nga 1,599 dollarë në 2,300 dollarë për Pro Max.”

CNBC gjithashtu raporton mbi ndikimin e kostove të prodhimit.

“iPhone 16 fillimisht mund të kushtojë 350 dollarë, por çmimet me siguri do të ‘shpërthejnë’.”
Sipas të dhënave teknike të përbërjes së pajisjes: Një ekran i prodhuar në Korenë e Jugut kushton saktësisht 37.97. Bateria nga Kina 4,10 dollarë. Një modem korean 5G kushton 26,62, memoria 21,80, ruajtja e prodhuar në Japoni 20,59 dhe një kamerë japoneze 126,95. Këllëf iPhone nga Tajvani 20.79, dhe të gjithë komponentët e tjerë 200 dollarë e gjashtë”.

Me përshkallëzimin e luftës tregtare dhe përjashtimin e Kinës nga pauza 90-ditore e tarifave, Apple mund të gjendet përballë një sfide që jo vetëm do të rrisë çmimet, por edhe do të testojë strategjinë e saj globale të prodhimit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.