Kosova ka pasur fatin të ketë disa nga sulmuesit më të mirë në rajon, të cilët kanë arritur të shkëlqejnë duke realizuar het-trik për ekpin tonë.
Ky sukses i veçantë është arritur deri më tani nga tre lojtarë: Arbër Zeneli, Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani, edhe pse jemi ekip i ri
Foto:Blerim Uka
I pari që e bëri këtë ishte Arbër Zeneli, në nëntor të vitit 2018, kur shënoi tre gola ndaj Azerbajxhanit në një fitore 4-0, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky het-trik e ndihmoi Kosovën të sigurojë vendin e parë në grup dhe të ngjitet një nivel më lart.
Më pas, në mars të vitit 2025, Vedat Muriqi la gjurmë me het-trikun e tij ndaj Islandës, në një fitore 3-1 që e kualifikoi Kosovën në Ligën B të Kombeve.
Muriqi tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga sulmuesit më të frikshëm në rajon.
Sot, më 6 qershor 2025, Albion Rrahmani u bë lojtari i tretë që shënon het-trik për Kosovën. Ai realizoi tre gola në fitoren 4-2 ndaj Komoreve, në një ndeshje miqësore që i dha përzgjedhësit Franco Foda dhe tifozëve shumë shpresë për të ardhmen.
Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Rrahmani konfirmoi formën e tij të lartë dhe ambicien për të qenë lider në sulmin e Kosovës.
FOTO: Blerim Uka (Raporto24)
Përveç het-trikëve të tyre, Muriqi gjithashtu mban rekordin si lojtari i vetëm që ka shënuar katër gola në një ndeshje për Kosovën, duke e bërë këtë arritje ndaj San Marinos. /Telegrafi/