Pas zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit Tino Anjorin nga Empoli, Torino është shumë pranë afrimit të qendërmbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli.
Prishtinasi ka mbërritur në qytet herët në mëngjes dhe pritet të jetë përforcimi i radhës për trajnerin Marco Baroni.
Ismajli, 28 vjeç, do të bashkohet me ekipin Granata si lojtar i lirë, pasi kontrata me Empolin i ka përfunduar. Ai do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me klubin dhe gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara nënshkrimin zyrtar.
Gjatë sezonit të kaluar në Serie A, mbrojtësi shqiptar zhvilloi 29 paraqitje me Empolin, ndërsa në total ka 117 ndeshje në elitën e futbollit italian dhe një gol të shënuar.
I transferuar fillimisht te Spezia në verën e vitit 2020, Ismajli ka grumbulluar gjithashtu 45 paraqitje me Kombëtaren shqiptare.

Me ardhjen e tij, Torino forcon më tej repartin e mbrojtjes, ku pritet rikthimi i Perr Schuurs pas një dëmtimi të gjatë në gju