No menu items!

Ardian Kastrati largohet nga PDK, kritika të shumta për Memli Krasniqin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se më nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu deklaroi ai gjatë një interviste në Klan Kosova, transmeton Telegrafi.

Nuk jam më në PDK”, tha Kastrati, derisa kritikoi kreun e PDK-së, Memli Krasniqi për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Nuk është në moralin e PDK-së me u taku me njerëz që e kanë sha UÇK-në”, theksoi ai.

Ai po ashtu pohoi se kjo është hera e dytë që Memli Krasniqi i bën favor Albin Kurtit.

“Me një Memli Krasniqi në krye të PDK-së, edhe 1 mijë vjet Albin Kurti duhet mos me qenë i shqetësuar, a po e sheh se çfarë favoresh i bën. Ideja në garën politike është me i fitu zgjedhjet, jo me dalë i dyti”, pohoi ai.

Kastrati po ashtu tha se në PDK kishte hyrë për Hashim Thaçin dhe Kadrin Veselin, duke shtuar se po ta dinte që Memli Krasniqi do ta udhëhiqte PDK-në, nuk do të hynte fare në këtë parti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.