No menu items!

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Kocit, megjithëse Gjykata Kushtetuese e dha një vendim, ajo dështoi të japë një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme në praktikë.

Ai përmes një postimi në Facebook, kritikon përdorimin e termave të paqarta si “mirëbesim”, “bashkëpunim” dhe “fryma e Kushtetutës”, pa i shpjeguar ato në mënyrë konkrete dhe të kuptueshme për rrethanat aktuale, raporton IndeksOnline.

“Gjykata Kushtetuese e dha vendimin – por nuk e dha zgjidhjen,” shkruan Koci, duke shtuar se vendimi nuk sqaron çfarë është e lejuar e çfarë jo, dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme, sidomos nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga vetë Gjykata.

Koci paralajmëron se mungesa e qartësisë ligjore mund të çojë në bllokadë të vazhdueshme institucionale, në rast se nuk arrihet një marrëveshje politike. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.