Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër pas analizimit të videove të arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili ndërroi jetë në rrethana të dyshimta. Në një postim në Facebook, Koci shprehet se pamjet janë tronditëse dhe kërkon përgjegjësi nga institucionet.
“Pas analizimit të videove, jam tmerruar. Do të tmerroheni edhe ju – kur t’i shihni detajet.”
Sipas tij, policia nuk mund të mbrohet duke justifikuar të keqen, por vetëm përmes profesionalizmit dhe ndëshkimit të gabimeve,shkruan Koci trasmeton Raporto24
“Policia nuk mbrohet duke e mbrojtur të keqen. As duke e arsyetuar mosveprimin, joprofesionalizmin apo gabimin. Policia mbrohet duke i trajnuar dhe shkolluar zyrtarët – dhe duke i proceduar ata që gabojnë.”
Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet besimi, nderi dhe funksioni i policisë në një shtet normal./Raporto24/
Videoja që shpjegon gjithçka – kështu e ngulfatën policët Agon Zejnullahun