No menu items!

Arjola Demiri vendos shami për Bajram, ky është urimi që bëri për besimtarët

Aktorja e njohur, Arjola Demiri ka vendosur që të urojë festën e Fitër Bajramit në një formë të veçantë.

Përmes fotove të shumta të cilat i shpërndau në llogarinë e saj në Instagram, Demiri vendosi që në këtë ditë të shenjtë të vendoste një shami.

Krahas fotografive të cilat i ndau në llogarinë e saj, aktorja përcolli gjithashtu edhe një mesazh domethënës.

Me fat Bajramin. Agjërim të pranuar, begati, mirësi dhe vetëm lumturi gëzofshi”, ishin fjalët që zgjodhi ajo për të uruar njerëzit në këtë festë.

Kujtojmë, se Arjola Demiri është një aktore mjaft e njohur, që fitoi zemrat e publikut nga seriali “O sa mirë”, ajo gjithashtu kishte qenë banore edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.