Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke e përmendur këtë të fundit në kontekst të trafikimit me drogë dhe aferave të tjera problematike.
Zemaj tha se qytetarët kanë për obligim ta pyesin Kurtin për korrupsionin, varfërinë dhe lidhjet e dyshuara me trafikimin e drogës.
Ai gjithashtu e kritikoi Vetëvendosjen për mungesën e një marrëveshjeje për konstituimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe si një ngërç që po paralizon vendin.
“Nuk kemi indikacione që VV ka bërë ndonjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit. Kjo është e tepërt çka po ndodh me institucionet. Ata ose duhet të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi dhe të mos vazhdojnë më ngërçin. Po ndodh një krizë, një farë amullie, edhe në institucionet qendrore, edhe në ato lokale”, deklaroi Zemaj/Raporto24/