Dy shtetas algjerianë janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas informacioneve zyrtare, të dyshuarit – meshkuj – ishin të privuar nga liria në këtë qendër, ndërsa arratisja e tyre është raportuar në orët e pasdites së së enjtes.
Prokurori është njoftuar për rastin, ndërsa njësitet relevante të policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e të arratisurve.
Rasti mbetet në trajtim nga autoritetet kompetente.