No menu items!

Arrestimet për subvencione: Të arrestuarit përfituan kundërligjshëm mbi 1 milion euro

Nga Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionin e sotëm lidhur me dallaveret me subvencione.

Në një konferencë për media, u tha se aksioni po vazhdon ende dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Aksioni është vazhdim i aksionit të mëhershëm të datës 24 dhe 25 shkurt. Aksioni është duke vazhduar dhe po vazhdon”, kanë thënë nga Prokuroria.

Siç tha kjo e fundit, vlera e dëmit e evidentuar në këtë rast të shënjestruar është mbi 1 milion euro.

“Tani për tani, vlera e dëmit tejkalon mbi 1 milion euro, mirëpo që shuma e saktë nuk dihet”, u tha tutje në konferencë.

Ai po ashtu tregoi edhe zingjirin e bashkëpunimit në këto keqpërdorime.

“Kemi kuptuar që ka ekzsituar bashkëpunimi mes zyrtarëve komunalë dhe zyrtarëve të ministrisë së Bujqësisë”, thanë tutje nga Prokuroria.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU