No menu items!

Arrestimin e Fjolla Morinës e bëri njësia FAST-Kosova

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në “Emish” të Prishtinës nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.

Ajo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.

Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU