Pejë, 23 prill 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 23.04.2025, rreth orёs 11:30, ka siguruar informatë dhe foto tё personave tё dyshuar me armё.
Njёsitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, nё bashkёpunim me prokurorin e shtetit, kanё vepruar komfor procedurave ligjore dhe gjatё bastisjёs nё shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:
• njё (1) Pushkё produzeqe 44 M-48,
• njё (1) Pushkё Fazision-karabin,
• njё (1) armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё(1) karikator i sё njejtёs armё,
• njё (1) Pushkё ajrore kal: 177/435 mm,
• njё (1) mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”,
• dymbёdhjetё (12) fishekё tё kalibrave tё ndryshёm.
Tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.