Policia e Rajonit të Prishtinës, përkatësisht hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) – Prishtinë, kanë arrestuar sot në Shipol të Mitrovicës së Jugut dy persona të dyshuar për veprën penale të zjarrvënies.
Rasti kishte ndodhur më 14 shkurt 2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, ku një lokal ishte përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit:
F.S., 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës M.M., 28 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës
Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetimet për rastin janë duke vazhduar./Raporto24/